Europa League, Roma-Lyon supersfida e 1/8-ve

24/02/2017 00:00

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i 1/8 të finaleve të Europa League, ku nuk mungojnë sfidat derbi.  Fati deshi që për këtë fazë të vihen përballë 2 skuadra gjermane dhe bëhet fjalë për Shalken dhe Borusian e Mynshengladbahut.

Po kështu, një tjetër ndeshje mes skuadrave të të njëjtit shtet është ajo mes belgëve Gent dhe Genk. Mançester Junajtid i Zhoze Murinjos do të përballet me Rostovin për të tentuar të presë një biletë për në çerekfinalet e kompeticionit.

Detyra më e vështirë në këtë raund duket se i ka rënë Romës. Verdhekuqtë e Spaletit, pasi eliminuan Vijarrealin, do të masin forcat me francezët e Olimpikut të Lionit.

Spanja këtë radhë përfaqësohet nga vetëm 1 skuadër në 1/8 e finaleve të Europa League dhe bëhet fjalë për Seltën, që do të përballet me Krasnodarin.

Ndeshjet e para të Europa League do të luhen në 9 mars, ndërsa ato të kthimit në 16 mars.

Top Channel