“Paradë” e gjashtë planetëve në qiellin e natës këtë fundjavë, ja disa këshilla si mund ta shihni më mirë këtë fenomen
Lajmi se telefoni ikonë, Nokia 3310 do të rikthehet duket se do të jetë zyrtar këtë të shtunë.
Fjalët e fundit që qarkullojnë kanë hedhur dritë mbi disa detaje të reja të versionit të 2017, që pritet të shitet për 59 euro.
Sipas faqes kineze Vtech, Nokia e re 3310 do të ketë një ekran me ngjyra, dhe jo ekranin të vjetrin njëngjyrësh me përmasa 84 x 84.
Ekrani nuk do të jetë i hollë, për të shmangur shkurtimin e jetgjatësisë së baterisë, por ekrani me ngjyra do e bëjë lojën e famshme të Gjarprit më zbavitës për të luajtur.
Një tjetër veçori është se nuk do të ketë Android, ndryshe nga pajisjet e tjera të HMD Global, që ka të drejtën e brendit të Nokias. Telefoni do të zbulohet këtë fundjavë në Kongresin Botëror të Telefonëve 2017.
Përveç kësaj, 3310 do të ketë edhe ngjyra të reja, përfshi jeshile, e zezë dhe e verdhë, dhe do të jetë më i hollë se origjinali. Nokia 3310 ka qënë telefoni kult dhe shumë i dashur në vitet 2000. Ishte me një dizenjo mjaft të mirë, me një jetëgjatësi baterie të tmerrshme, dhe ‘i pashkatërrueshëm’.
Klientët shpresojnë që telefoni i ri të mos jetë shumë larg atij origjinalit.
Top Channel