Anthony Davis shkëlqen mbi “yjet” në “Ndeshjen e Yjeve”

20/02/2017 00:00

Anthony Davis udhëhoqi triumfin 192-182 të Perëndimit ndaj Lindjes, në ndeshjen e yjeve të NBA. 52 pikë për lojtarin e New Orleans Pelicans, rekord i ri në “All Star Game”.

Vëmendja ishte përqendruar te Kevin Durant dhe Russell Westbrook, yjet e Perëndimit, më parë shokë skuadre te Oklahoma City Thunder e tani kundërshtarë pas kalimit të Durant te Golden State Warriors. Por, ishte “Vetulla” Davis ai që i eklipsoi të gjithë, duke thyer rekordin e Wilt Chamberlain (42 pikë) e duke marrë çmimin MVP (Lojtari më i Vlefshëm) i takimit.

“Kur arrita në kuotën e 32 pikëve, u thashë shokëve që doja të shënoja 50”, tha qendra e New Orleans, i cili luante përpara publikut të tij.

“Ia dedikoj pikët qytetit të Nju Orlinsit, që na mbështet shumë dhe ka bërë shumë për basketbollin”, shtoi Davis.

Rekord tjetër për një “All Star Game” janë edhe 374 pikët e shënuara nga të dyja ekipet. Rekordi i mëparshëm ishte ai i vitit të kaluar, kur Perëndimi dhe Lindja shënuan 369 pikë në Toronto.

FOTO GALERI
7/10
Giannis Antetokounmpo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA