Midtjylland përballet me Egnatian, Tullberg: Kemi respektin më të madh, por do përqendrohemi te loja jonë
Ai vlerësohet si një nga trajnerët më të suksesshëm në qarkullim, por edhe pse një person në moshë dhe me autoritetin e tij të krijuar falë rezultateve të arritura me klube të ndryshme, edhe ai njeri është e mund të tregojë në ndonjë rast nervozizëm.
Carlo Ancelotti pranoi se i kishte treguar gishtin e mesit një tifozi të Hertës së Berlinit, të cilin e akuzon se e ka pështyrë, vetëm pak pas barazimit 1-1 të Bayern Munchen në kryeqytetin e Gjermanisë, ditën e shtunë.
Bayern gjendej në disavantazh të një goli, të shënuar nga Vedad Ibiseviç që në minutën e 21-të të ndeshjes, edhe pasi përfunduan 5 minutat shtesë të dhëna si rrallëherë në një ndeshje të kampionatit gjerman. Por pikërisht në sekondat e fundit, polaku i aktivizuar si zëvendësues, Robert Lewandowski arriti të barazonte shifrat dhe t’u jepte bavarezëve një pikë për të vijuar kryesimin e Bundesligës.
Goli i 16 sezonal i Lewandowskit, i cili është shënuar ekzaktësisht në minutën 95:59, ka hyrë në histori si goli më i vonë në historinë e Bundesligës që prej nisjes së mbajtjes së këtyre regjistrimeve në sezonin 2004-2005.
Por barazimi i sekondës së fundit solli edhe skena të pahijshme. Portieri i Hertës, Rune Jarsein goditi topin në shpinën e Xabi Alonsos nga shumë pranë, duke shkaktuar një grindje të fushë mes dy ekipeve. Ndërsa problemi i tifozit të Hertës erdhi në momentin kur Ancelotti ishte duke u futur në dhomat e zhveshjes, i cili reagoi gjithashtu në një mënyrë ofenduese.
Top Channel