Humb kujtesën, por i dashuri e bën për vete sërish

11/02/2017 00:00

Për shkak të një krize të rëndë epileptike, Jessica Sharman, një britanike 20-vjeçare, nuk është në gjendje të njohë as veten e vet në pasqyrë apo fotografi të vjetra, e jo më të dashurin e saj, Rich.

Gjithsesi, ai donte me çdo kusht të vazhdonte me të dashurën e vet dhe falë këmbënguljes së tij të madhe, ia doli më së miri ta bëjë Jessica-n të bjerë në dashuri për së dyti me të.

Ashtu si Lucy, protagonistja e filmit “50 takimet e para”, edhe Jessica është katapultuar papritur në një botë krejtësisht të panjohur, për tu zbuluar ditë pas dite edhe pse ka jetuar tashmë 20 vite. Për ti fituar sërish zemrën asaj, nuk ishte e mjaftueshme një buqetë me lule apo një letër dashurie.

“Isha e tmerruar. As që ia kisha idenë kush ishte ky djalë, madje edhe prindërit e mi nuk më kujtoheshin. Nuk dija emrin tim”, thotë vajza.

Bota për të kishte ndaluar në trenin me të cilin po ikte për në punë, bashkë me të dashurin e saj, marsin e kaluar, kur u godit nga një krizë e fortë epilepsie. Mjekët nuk kanë qenë të sigurt dhe i kishin thënë se memoria mund ti kthehej në 6 muaj, por mund edhe të mos i rikthehej fare. 

Rik, nga ana tjetër, vazhdonte me durim e qëndrueshmëri, misionin e tij, duke e nxjerrë vajzën për shëtitje të gjata në park, për darka në restorante dhe duke e bërë të shijojë të gjitha kënaqësitë e një jete të harruar.

Në fund u shpërblye. Jessica ra sërish në dashuri më të.

Aktualisht Jessica mbahet nën vëzhgim nga mjekët që e kanë kuruar sepse sipas tyre ka 50% mundësi që ajo të humbë sërish kujtesën, por këtë herë vajza është e qetë dhe nuk ka frikë: “Rich do të më bëjë të dashurohem për herë të tretë me të”.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA