Kosovë, ndalohet nga policia deputetja e VV, Aida Dërguti

09/02/2017 00:00

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti është ndaluar mëngjesin e sotëm nga policia me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Mediat kosovare, raportojnë se deputetja është lënë e lirë vetëm pak orë pasi ndalimit. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti. Sipas tij, arsyeja e arrestimit mund të jetë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk dihet saktësisht për çka, por me gjasë për shkak të aktiviteteve të saja në Kuvend të Kosovës”, ka thënë Hoti.

Top Channel