Barcelona merr vendimin për Marcus Rashford, sulmuesi anglez do të kthehet te Manchester United Korabi nuk është skuadra me më pak pikë në Superligë, por me sa duket edhe me më pak mbështetje. Kështu e mendojnë lojtarët dhe drejtuesit e skuadrës dibrane, të cilët po e kanë të vështirë që çdo gjë që mendojnë, pas padrejtësive që i bëhen në fushë, ta thonë nën zë.
Fehmi Mziu, shef i klubit Korabi, u shpreh: “Nuk vazhdohet më kështu. Mos thonë që Korabi ka probleme apo Korabi shkakton dhunë. Ky është ultimatumi i fundit”.
Gjithçka ka nisur pas deklaratës së trajnerit të tyre, Gert Haxhiu, pas ndeshjes me Skëndërbeun, i cili në përfundim të takimit ku kundërshtarit iu dha një penallti, reagoi në këtë mënyrë: “E them me plot gojën që këta janë bastardë”.
Një deklaratë e ashpër, por që trajneri vlonjat i Korabit i qëndron edhe 5 ditë më pas: “Deklaratat që bëj, i bëj me ndërgjegje. Mund të duket emocionale, por jam i bindur për ato që kam thënë”.
Nëse drejtuesit e klubit janë këshilluar të mos mendojnë bojkotin e kampionatit, për të evituar ndonjë penalizim të mundshëm, kapiteni Mziu e ka të vështirë të përmbahet.
“Edhe neve na kanë porositur që të mos reagojmë, por truri nuk mban. Kur e shikon që të bëhen padrejtësi gjithmonë, edhe ne do të shpërthejmë ndonjë ditë”, theksoi Mziu.
Top Channel