Kosovë, të enjten Mustafa thirret në interpelancë

06/02/2017 00:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi gjatë mbledhjes së kësaj të hëne se, seanca e ardhshme plenare do të mbahet të enjtën më 9 shkurt, duke nisur nga ora 10.

Në këtë seancë parashikohen të mbahen dy interpelanca për kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Veç seancës së të enjtes, Kryesia e Kuvendit vendosi që edhe java e ardhshme të vijojë me dy seanca, konkretisht më 14 dhe 15 shkurt, derisa të shqyrtohen dhe të miratohen të gjitha pikat e rendit të ditës.

Ndërkohë, sot është miratuar kërkesa e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, për të debatuar në lidhje me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Top Channel