Perla e Cuadrado-s thyen Interin në derbi

05/02/2017 00:00

Bardhezinjtë kanë arritur të fitojnë me rezultatin 1-0, atë që quhet klasikja e Italisë, ndeshjen kundër Inter-it.

Ekipi i Masimiliano Allegrit vazhdon të marshojë i qetë drejt kreut dhe me këtë 3-pikësh thellon diferencën me vendin e dytë.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Juan Cuadrado, me një supergoditje nga distanca, ndërsa ekipi i Piolit, pavarsisht përpjekjeve, nuk ia doli dot të vazhdojë serinë e 7 fitoreve radhazi të regjistruara në kampionat.

Edhe kësaj ndeshje nuk mund t’i mungonin polemikat, ku Interi e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë, pas daljes së Perisic me karton të kuq. Vendimet e kryesorit të takimit u protestuan disa herë gjatë takimit nga zikaltrit.

Top Channel