Nuk u kthen borxhin, babë e bir marrin peng pronarin e dyqanit

01/02/2017 00:00

Kanë mbajtur peng pronarin e dyqanit për ti kthyer një shumë monetare që u detyrohej, por më pas janë arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sami Frashëri”, ku Erion Basha 32 vjeç, dhe babai i tij Q. Basha, 71 vjeç kanë mbajtur peng D. P, 41 vjeç duke mos e lejuar të dalë nga dyqani i tij. Ata pretendonin që 41-vjeçari t’u kthente shumën monetare prej 7 mijë lekësh të rinj, shumë kjo që u detyrohej DP.

Erion Basha është arrestuar në flagrancë, ndërsa i ati i tij do të hetohet në gjendje të lirë. Ndaj tyre rëndon akuza e heqjes së paligjshme të lirisë.

Top Channel