Ish-sulmuesi gjerman i kuqezinjëve, Oliver Bierhoff: Milani ka marrë një lojtarë që nuk dorëzohet kurrë, një lider si Fullkrug.
Ai është një prej stadiumeve më të famshëm në planet dhe ishte një prej pikave kulmore në Olimpiadën e Rio de Zhaneiros, por 6 muaj nga fundi i Lojërave, impianti “Maracana” duket më shumë një fantazmë sesa një vend që ka pritur finalet më prestigjioze. Prej javësh nuk shihen më turmat e bukura të tifozëve dhe turet ditore të turistëve që ishin në radhë, tashëm janë pezulluar.
Plaçkitje të dhunshme dhe akte të tjera vandale janë raportuar në masë kohët e fundit dhe dikur stadiumi më i madh në botë ka humbur bukurinë e tij. Fusha është pushtuar nga krimbat dhe bari është prishur, dritaret dhe xhamat janë thyer, gjithashtu edhe 10% e ulëseve nga 78.000 mijë në total, janë shkatërruar plotësisht.
Stadiumi u rinovua para vitit 2014, kur Brazili ishte pritës i Kupës së Botës, ku kostoja e rinovimit kaloi shifrën prej 500 milionë dollarësh. Në vitin 1950 ai priti finalen ndërmjet Brazilit dhe Uruguajit, para një turme rreth 200.000 vetash, duke e bërë atë, asokohe stadiumin më të madh në botë.
Si të mos mjaftonin këto probleme, stadiumi ka një borxh prej 1 milion dollarësh ndaj kompanisë shtetërore energjetike “Light”.
Top Channel