Dita e fundit e merkatos, një tjetër shqiptar në Serie A

31/01/2017 00:00

Në orët e fundit të merkatos së janarit sigurisht që nuk mund të mungonin edhe lëvizjet e lojtarëve shqiptare.

Transferimi më i bujshëm mund të cilësohet ai i Emanuele Ndojit, i cili nga Brescia e Serie B në Itali ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë duke kaluar te Bologna në Serie A. Zyrtarizimi i mesfushorit 20 vjeçar shqiptar është bërë ditën e sotme, ndërsa është konfirmuar nga menaxheri Sokol Haxhia.

Deri në fund të sezonit, Ndoj do të qëndrojë i huazuar te Brescia, ndërsa më pas do të bashkohet me skuadrën e tij të re.

Një tjetër lojtar shqiptar që ka ndryshuar ekip ditën e sotme është edhe Cikalleshi, i cili pas vështirësive që po haste me skuadrën e Basaksehir, është huazuar te Akhisar Belediye po në Superligën turke. Pas huazimit të Cikalleshit, Basaksehir ka afruan në ekip sulmuesin e njohur Emmanuel Adebayor, ish-lojtarin e Realit të Madridit.

Ditën e sotme është zyrtarizuar edhe transferimi i ish-talentit të Skënderbeut, Agim Zeka te skuadra franceze e Lille-s. Marrëveshja ishte arritur pak ditë më parë

Top Channel