3-vjeçarja vdes në spital, ndiqet penalisht mjekja

30/01/2017 00:00

Një mjeke në Berat po ndiqet penalisht pas vdekjes së një fëmije 3-vjeçar. Prindërit e vajzës kallëzuan në polici rastin. Trevjeçarja ka humbur jetën në spitalin e qytetit 6 ditë më parë.

Prindërit Anila dhe Xhevair Dërrasa bëjnë thirrje për zbardhjen e së vërtetës për vdekjen e vajzës së tyre. Nëna akuzon mjekët se nuk i bën trajtimin e duhur vajzës së saj. Ajo thotë se pas marrjes së serumit të fundit, ai i ka shkaktuar reaksion.

I atij thotë se, nëse shteti nuk vë drejtësinë në vend, do të jetë ai që do ta vendosë atë.

“Gruaja më njoftoi se vajza ishte me të dridhura dhe e kishte mbështjellë me batanije. Shkuam te Shpresa, por e morën si të dorës së dytë”, thonë prindërit.

Vajza ka qenë në Spitalin e Beratit, në Repartin e Pediatrisë, me simptomat e gripit. Fillimisht nëna e saj thotë se është konsultuar me mjeken Shpresa Karkanjozi, e cila ka ndjekur në vijimësi gjendjen e vajzës, derisa mbylli sytë në Reanimacion.

“Kishte temperaturë që të ngacmon trurin. I ra sëmundja fëmijës. Unë jam e qetë për diagnozën dhe mjekimin, sepse s’kam bërë asnjë gabim”, tha mjekja.

Mjekja 65-vjeçare po ndiqet në gjendje të lirë, nën akuzën për “mjekim të pakujdesshëm”.

Top Channel