Protestat i kushtojnë 4 ndeshje pezullim Wenger-it

28/01/2017 00:00

Protestat për 11-metërshin e dhënë ndaj Burnley i kushtuan 4 ndeshje pezullim trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger. Federata Angleze e Futbollit vepron me dorë të hekurt.

Pas protestave në fushë, Wenger nuk u ndal me gjestet jo etike edhe në hyrje të tunelit kundërshtoi gjyqtarin e katërt Anthony Taylor, i cili i kërkoi me këmbëngulje të largohej.

67-vjeçari akuzohet për abuzim verbal dhe shtyrje ndaj arbitrit. Sipas të gjitha gjasave, Wenger do të rikthehet në pankinë në datën 11 Shkurt për ndeshjen e kampionatit kundër Hull City.

Top Channel