Mbrëmja e 27 janarit ka mbledhur në Pallatin e Kongreseve artdashës të muzikës klasike, të cilët shijuan një mbrëmje të veçantë, jo vetëm për nga muzika e interpetuar, por edhe për nga qëllimi i aktivitetit të organizuar.

Sopranoja nga Uruguaji, Maria Jose Siri, e njohur në skenat botërore lirike, ndonëse me një kalendar të ngjeshur momentalisht në teatrin “La Scala”, mbërriti në Tiranë për të kontribuar me zërin e saj në ndihmë të fëmijëve që nuk dëgjojnë, për të cilët u organizua ky koncert.

Misionit sublim e humanitar iu bashkuan edhe Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Sindi Mamaqi e Mario Karaj, të cilët sollën një natë të paharrueshme përmes një përzgjedhjeje të arieve më të bukura të repertorit klasik.

Të ardhurat e këtij koncerti do të shkojnë për impantin koklear në ndihmë të fëmijëve që kanë probleme me dëgjimin, si një dhuratë nga Spitali Amerikan në 10-vjetorin e krijimit. 

Top Channel