Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një tjetër rast i tentativës për të trafikuar lëndë narkotike me skaf në drejtim të Italisë është zbuluar nga policia shqiptare gjatë një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim edhe me Guardia di Finanza.
Si rezultat i këtij operacioni të përbashkët ndërmjet shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Guardia di Finanza, rreth orës 16:30, 23 milje larg Karaburunit në det të hapur u bë e mundur kapja e një motoskafi të ngarkuar me lëndë narkotike.
Në motoskaf gjendeshin dy shtetas Italianë dhe një shqiptar, të cilët për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë e hodhën lëndën narkotike në det.
Aktualisht po punohet për grumbullimin e lëndës narkotike dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në dy vendet.
Top Channel