Kupa e Spanjës, Atletico-Barça në gjysmëfinale

27/01/2017 00:00

Atletico Madrid dhe Barcelona do të përballen në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit në Spanjë. Ky ishte verdikti i shortit që u hodh në selinë e Federatës Spanjolle të Futbollit.

Ndërsa çifti tjetër gjysmëfinalist është Celta Vigo-Alaves.

Ndeshjet e para do të zhvillohen javën e ardhshme. Atletico dhe Celta do të jenë ekipet pritëse. Ndeshjet e kthimit do të luhen në 8 ose 10 shkurt, por ende nuk janë caktuar datat dhe oraret e sakta të këtyre përballjeve.

Finalja do të luhet në datën 27 maj, në një fushë që mbetet ende për t’u përcaktuar.

Top Channel