Kombëtarja e futsalit nuk di të ndalet, mposht edhe Maltën
27/01/2017 00:00
Kombëtarja shqiptare e futsalit nuk di të ndalet në kualifikuese për Kampionatin Europian, duke triumfuar edhe në ndeshjet e tretë, këtë herë 2-3 ndaj Maltës, duke siguruar edhe kualifikimin.
Pas triumfit të merituar ndaj Bullgarisë, vend në të cilin organizohet kjo fazë eliminatore, dhe suksesit 5-1 ndaj Anglisë, skuadra kuqezi e trajnerit Erind Suli fitoi edhe ndaj Maltës.
Shqiptarët e futsalit e mbyllin kështu me pikë të plota këtë fazë kualifikuese në vendin e parë në grup.
Top Channel