Durrës, dy të arrestuar në port për rryshfet

26/01/2017 00:00

Dy persona janë arrestuar në Portin e Durrësit pasi u ofruan rryshfet policëve gjatë kontrollit kufitar. Në të dy rastet, bankënotat në euro u futën në faqet e pasaportave. 

Vangjel  Bardhi, 21 vjeç nga Tirana dhe Tofik Shehu, 25 vjeç nga Peshkopia, u ndaluan në terminalin e pasagjerëve. 

Bardhi futi 50 euro te pasaporta e tij, pasi, siç tregoi pas arrestimit, i kishte kaluar ditët e qëndrimit në Shengen. Ndërsa Shehu, i cili tentoi t’u jepte 20 euro policëve, ishte person i dëbuar nga zona Shengen.
 
Ata akuzohen për korrupsion aktiv të personave në funksione publike.

Top Channel