Vlorë, gjendet e dekompozuar koka e një personi

25/01/2017 08:35

Ditën e djeshme, rreth orës 13:55, në fshatin Karbunarë, në rrugën e vjetër të këtij fshati, është gjetur një kokë e dekompozuar njeriu në një zonë të pyllëzuar.

Priten ekzaminimet laboratorike në lidhje me identifikimin e viktimës dhe zbulimin e detajeve të kësaj ngjarjeje, që mendohet se ka ndodhur 8-9 muaj më parë.

Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel