Përgatitet Skënderbeu, kampionët presin nisjen e sezonit

25/01/2017 00:00

Me 4 pikë diferencë ndaj kreut dhe në vendin e tretë në renditje, kampionët në fuqi të futbollit shqiptar duhet t’i rezervojnë tifozëve një panoramë më të mirë se pjesa e parë e Superiores, që të kënaqin pritshmëritë e “Ujqërve të Dëborës”.

Mbështetësit korçarë ishin prezent të shumtë në numër në stërvitjen e fundit, duke sfiduar temperaturat e ulëta, diçka që u vlerësua dhe nga trajneri Ilir Daja.

Pas përgatitjes në kushte optimale në “Antalia”, Skënderbeu numëron ditët deri në startin e kampionatit. Sfida e radhës do të jetë në 28 janar në shtëpi kundër Flamurtarit.

Pas përballjes ndaj Flamurtarit në stadiumin e Korçës të shtunën në orën 14:00, Skënderbeu do të luajë ndaj Korabit në 6 shkurt.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel