“Luftë” për parkim edhe në Britani

25/01/2017 00:00

Parkimi në zona të mbipopulluara nuk është një problem ekskluziv për Shqipërinë, probleme të tilla mund të ndodhin kudo.

Një video e filmuar në Birmingham të Anglisë tregon dy persona që po përpiqen që të largojnë një makinë tip Skoda që u kishte bllokuar rrugën për të dalë nga parkimi.

Por ndërsa nga impakti i parë duket se fajtore është drejtuesja e mjetit me ngjyrë të kuqe, e vërteta rezulton të jetë krejtësisht tjetër.

Në vendin ku është i parkuar Audi i argjend janë dy vendparkime, pronë e 25-vjeçares, Hannah Crocker, e cila ka edhe makinën tip Skoda.

Kur 25-vjeçarja është kthyer dhe ka parë dy të rinjtë që po shtynin makinën e saj, ajo është konfrontuar me ta.

“Ata filluan të më bartasin dhe të më kërkonin llogari pse kisha parkuar aty. Kur unë i pyeta pse kanë parkuar në pronën e saj dhe aq më tepër përse kishin zënë dy hapësira parkimi, ata u përgjigjën se nuk kishin gjetur vend tjetër të lirë”, tregon 25-vjeçarja, e cila ka ndërmend që të ngrejë edhe një padi ndaj ët rinjve duke përdorur edhe pamjet filmike, të cilat i ka regjistruar shoqja e saj e dhomës.

Top Channel