Shtypi i Barcelonës: Reali kryeson falë arbitrave

24/01/2017 00:00

Dy gazetat sportive të Barcelonës, Mundo Deportivo dhe Sport, janë në një mendje: Reali i Madridit e kryeson kampionatin spanjoll falë ndihmës që i kanë dhënë arbitrat.

Këto gazeta kanë bërë një analizë të ndeshjeve të deritanishme dhe kanë dalë në përfundimin se katalanasve u mungojnë 4 pikë nga gabimet arbitrale: një gol i anuluar me pa të drejtë i Pique ndaj Malagës dhe dy prekje topi me dorë të Brunos në ndeshjen ndaj Villarrealit.

Nga ana tjetër, Reali ka marrë 8 pikë nga gabimet e arbitrave:

+2 kundër Celta Vigos, pasi Morata ishte në pozicion jashtë loje kur shënoi.

+2 kundër Espanyolit, pasi Sergio Ramos nuk u ndëshkua me karton për prekje të topit me dorë dhe për 2 penallti që nuk u dhanë për Espanyolin.

+2 kundër Deportivos, pasi Sergio Ramos duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq për një shtyrje ndaj Sidneit dhe në fund shënoi golin e fitores.

+2 kundër Malagës, sepse sërish Sergio Ramos shënoi në pozicion jashtë loje golin e 2-0.

Këto gazeta nuk kanë marrë parasysh penalltinë që shkaktoi Macherano ndaj Lucas Vazquez në “Klasiken” Barcelona-Real, të përfunduar 1-1.

Top Channel