Investimet në rrjet, OSHEE njofton kufizime energjie në Tiranë
24/01/2017 17:10
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur se disa zona të Tiranës do të kenë kufizime të energjisë elektrike paraditen e së mërkurës.
“OSHEE njofton se për shkak të investimeve që po kryhen në rrjetin elektrik të Tiranës, në kuadër të përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji elektrike, në datën 25 janar, nga ora 09:00-13:00, do të ketë kufizime energjie në disa zona në kryeqytet”, lexohet në komunikatën e OSHEE-së.
Zonat që do të kenë mungesë energjie elektrike janë rruga “Nazmi Rushiti”, pranë Maternitetit të Ri, rruga “Mine Peza” dhe rruga “Skënder Kosturi”.
Top Channel