Chapecoense rikthehet pas tragjedisë (Video)

22/01/2017 00:00

Vetëm dy muaj pas tragjedisë ajrore në Kolumbi, fatkeqësi që i mori jetën pjesës më të madhe të skuadrës braziliane, në prag të finales së Kupës së Amerikës së Jugut, Chapecoense është rikthyer të zbresë në fushat e blerta, këtë herë për një miqësore me kampionët e Brazilit, Palmeiras.

E diela ishte një ditë veçanërisht prekëse, duke parë që përpara nisjes së takimit miqësor, trofeu i Copa Sudamericana i është dorëzuar familjarëve të viktimave, por edhe 3 lojtarëve të mbijetuar nga ai aksident i tmerrshëm ajror: Jackson Ragnar Follmann, Neto dhe Alan Ruschel.

Nga këta të tre, vetëm Follmann, portier 24-vjeçar, nuk mundet të rikthehet më të luajë futboll, pasi i duhet ta përballojë jetën në vijim pa këmbën e djathtë.

Sa i përket ndeshjes miqësore, ajo përfundoi me rezultatin 2-2. Të parët shënuan kampionët brazilianë, për të ardhur më pas në përmbysjen e Chapecoenses dhe në fund të takimit Palmeiras barazoi sërish. Në minutën e 71-të u mbajt një minutë heshtje, në homazh të viktimave të Medelinit.

FOTO GALERI
2/20

Top Channel