Guardiola konfirmon: Aguero rinovon me City-n

21/01/2017 00:00

Sergio Aguero do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester City-t. Sulmuesi argjentinas, kontrata e të cilit me Citizens skadonte në 2019, e rinovoi atë edhe për një vit tjetër. Lajmi u konfirmua nga vetë trajneri i Manchester City, Pep Guardiola për median britanike.

“Aguero e ka firmosur kontratën e re me klubin. Ai do të qëndrojë me ne për sa kohë e dëshiron këtë. Aguero është sulmuesi ynë më i mirë. Ne kemi probleme me shënimin e golave, kështu që kemi nevojë për të. Dëshiroj më të mirën për të”, tha Guardiola.

Sergio Aguero gjatë këtij sezoni ka shënuar 18 gola me Manchester City në të gjitha kompeticionet.

Top Channel