Shpresat mposhten nga Kamza e Kategorisë së Parë

20/01/2017 00:00

Alban Bushi ka nisur prej pak ditës grumbullimin e ekipit të Shpresave me një grup të rinovuar, ndërsa pati mundësinë e testimit të grupit me një ndeshje miqësore me Kamzën, e cila përfundoi 3-2 për skuadrën e Kategorisë së Parë.

Nën drejtimin e Bushit, Shpresat e nisën keq ndeshjen pasi pësuan dy gola në pjesën e parë. Për Kamzën shënoi dy herë Mario Morina, i-sh lojtari i skuadrës së Tiranës.

Në 45 minutat e dyta, ekipi i Shpresave ishte më kërkues dhe menjëherë Çlirim Shabani shënoi një gol të bukur nga jashtë zone. Ndërsa në minutën e 66, skuadra e Bushit gjeti edhe golin e barazimit me Ardit Deliun.

Megjithatë, pak para fundit të ndeshjes, Kamza shënoi golin e fitores me anë të Katos. Shpresat gjatë këtij grumbullimi kanë planifikuar të paktën edhe dy miqësore, me Akademinë e Futbollit dhe Skënderbeun.

Top Channel