Përmbys Lewandowski, Bajerni fiton ndaj Freiburg

20/01/2017 00:00

Dygolëshi i Robert Lewandowskit i ka dhënë fitoren në transfertë Bajern Mynihut duke çuar përkohësisht në 6 pikë diferencën me Laipzing.

Pak pas startit të ndeshjes Janik Haberer kaloi në avantazh ekipin e tij, por në të 35’  Lewandowski ka barazuar shifrat në 1-1.

Ndërsa pritej fundi i ndeshjes, ka qenë sërish sulmuesi polak ai që i ka dhuruar ekipit të drejtuar nga Carlo Anceloti 3 pikëshin e radhës.

Top Channel