Tetë ekipe në garë për trofeun më të rëndësishëm në botë, kompletohen të katërta sfidat çerekfinale të Botërorit 2026
Roger Federer arriti të kualifikohet për në raundin tjetër, edhe pse nuk zhvilloi lojën e tij më të mirë. Tenisti zviceran mundi amerikanin Noah Rubin 3-0 me sete (7-5, 6-3 dhe 7-6) dhe në raundin tjetër do të përballet me Tomas Berdych.
Nuk gaboi as zvicerani tjetër, Stanislav Wawrinka, i cili mundi Steve Johnson 3-0. Ndryshe nga sfida me Klizan, Wawrinka këtë radhë e pati më të lehtë dhe arriti të fitojë setet me rezultatin 6-3, 6-4 dhe 6-4, në 1 orë e 51 minuta lojë. Wawrinka do të luajë ndeshjen e tij të radhës ndaj Viktor Troickit, i cili mundi italianin Lorenzi 3-2.
Në kampin e femrave, Angelique Kerber feston 29-vjetorin e saj të lindjes në mënyrën më të mirë të mundshme. Tenistja gjermane u kualifikua për në raundin e tretë të Australian Open, pasi mundi austriaken Witthoeft. Nuk ishte një sfidë e lehtë kjo për numrin 1 të botës, së cilës iu deshën 3 sete për ta fituar këtë përballje. Kerber fitoi setin e parë 6-2, por Witthoeft iu kundërpërgjigj në të dytin që e fitoi 7-6. Në setin final, Kerber u rishfaq superiore ndaj rivales së saj, duke e mbyllur këtë fraksion të lojës 6-2 dhe krejt takimin 2-1.
U kualifikua për në raundin e tretë edhe Venus Williams, e cila mposhti Stefanie Voegele. Tenistja amerikane e dominoi takimin ndaj zviceranes, duke i fituar setet 6-3 dhe 6-2 në 1 orë e 23 minuta lojë dhe si kundërshtare të radhës do të ketë Duan Yingying.
Top Channel