U-21, Bushi publikon listën e të grumbulluarve

17/01/2017 00:00

Trajneri i ri i kombëtares U-21, Alban Bushi ka bërë publike listën me të grumbulluarit e tij të parë nën drejtimin e ekipit.

Bushi tha në një konferencë shtypi se ka planifikuar dhe do të nisë në Durrës ditën e mërkurë edhe një stazh që do të zgjasë disa ditë me futbollistë që luajnë kryesisht jashtë shtetit

Sipas trainerit, kjo kohë do të shërbejë për ndërtimin e boshtit të skuadrës. Për teknikun e U-21, në këtë grumbullim janë thirrur vetëm ata lojtarë që janë lejuar për këtë periudhë të vijnë nga klubet e tyre.

Pjesa më e madhe e të thërriturve janë nga Kosova, por bëjnë pjesë në këtë grup edhe futbollistë që kanë qenë kontigjent i skuadrës U-17.

Më poshtë keni edhe listën e futbollistëve të grumbulluar:

FOTO GALERI
1/1

Top Channel