Të ndihesh e lehtë, pa dietë

16/01/2017 00:00

Pas ekzagjerimeve me ushqimin në ditët e festave të fundvitit, kthehet dëshira për të qënë më të lehtë. Një nevojë natyrale që të jep vitalitet, bonifikon muskujt dhe kërkon përqëndrim mendor. Mjaftojnë disa rregulla të vogla për të luftuar lodhjen me energji të plotë.

Të jesh në formë pa stres:
Perimet detox- Sipas studimeve gjatë festave fitojmë afërsisht 3 kile. Për të hequr djesinë e rëndesës fokusohuni tek perimet detox si: Qepra, finoku, lulelakra që kanë veti diuretike dhe të pastrojnë trupin.

Plot me energji- Fokusohuni tek fasulet, thjerrëzat të pasura me hekur, proteina dhe vitaminë B. Sekreti është transformimi i bishtajoreve në një supë të shijshme apo ti gatuash në avull me pak vaj, erëza aromatike dhe spec djegës.

Hiqni urinë- Zgjoheni me stomakun bosh? Fokusohuni tek tërshëra me kos, qumësht, apo ujë, kanellë dhe pak sheqer. Ju jep ndjesinë e mbingopjes dhe ju jep energji. Por mund të provoni edhe një qull të ngrohtë të përbërë nga frutat, tërshëra me kos dhe lajthi.

Lëkurë të shëndetshme- Zgjidh hidratimin e duhur. Për pak javë mjafton të ulni konsumin e sheqerit, eliminoni pijet e sheqerosura, pini çaj dhe përbërje lulesh. Kanë efekt relaksues dhe antirudhë me mente dhe lule portokalli.

Shtoni erëzat- Ju japin ngjyra dhe shije. Studimet tregojnë se piperi i zi ndikon pozitivisht në përthithjen e kurkumasë, një kombinim perfekt edhe për peshkun. Përdorni specin djegës kundër ftohjen dhe sëmundjeve.

Hiqni dorë nga ëmbëlsirat- Të heqësh dorë prej tyre në fillim nuk është shumë e lehtë. Hajini për mëngjes dhe do të keni gjithë ditën para për të shfrytëzuar kaloritë. Të tenton mesvakti? Zgjidh kos të bardhë, fruta të freskëta apo një dorë bajame me mjaltë. Ky është një antibiotik natyral.

Dakord me sallatën, por… e ngrohtë! – Për një ushqim komfort tipit për dimrin përgatitni lakrën krudo, duke i shtuar vaj dhe një lugë uthull. Barishtet e hidhura dhe brokoli ju ndihmojnë për pastrimin e trupit dhe forcojnë sistemin imunitar.

Mos haroni farërat- Provoni të përgatisni një bukë vetë në shtëpi, është e lehtë, ekonomike dhe e shpejtë. Me miellra integralë dhe pak fara lulëkuqe, fara lini, fara luledielli dhe susam mund të keni një produkt mirëqënës dhe natyral.

Ndiq instiktin– Mendojmë shpesh që ti dorëzohemi instiktit do të thotë të mos i rezistosh reklamave dhe shijes. E keni gabim! Përgatitur duke filluar të mendoni se çfarë ju bënë vital dhe në formë. Dieta e vërtetë është një stil jete e lumtur.

Top Channel