Përfundon “Rally Dakar”, fitojnë Peterhansel e Sunderland

15/01/2017 00:00

“Rally Dakar”, gara më e vështirë në planet për kategorinë “off road”, uli siparin me kilometrat e fundit të një cirkuiti sfilitës, që kurorëzoi edhe kampionët te makinat edhe te motorët, duke ligjëruar në podium ata që guxuan dhe rrezikuan më shumë në maratonën e Amerikës së Jugut.

Stefan Peterhansel u bë kampioni i “Rally Dakar”, duke e çuar në 13 numrin e trofeve në garën prestigjioze. Piloti formalizoi nëj dominim impresionues si askush tjetër në Rally, pasi titulli i parë në vitin 1991 me motorët është guri themeltar në karrierën që vazhdon ende. Peterhansel tani ka 6 tituj kampion te motorët dhe 7 te makinat.

Motoçiklisti Sam Ryder u bë britaniku i parë që fiton “Rally Dakar” pasi iu desh më pak kohë se të gjithë të tjerët për finishin e shumëpritur. Piloti ishullor i skuadrës së KTM, mundi shokun e tij Matias Valkner me 32 minuta më pak, deri në rrugëtimin epik 700 kilometra dhe podiumin në Buenos Aires.
 
“Rally Dakar” këtë vit nisi në Paraguaj e më pas kaloi në Bolivi, para se të mbyllej në Argjentinë. Kjo garë u krijua në vitin 1978 për të çuar pilotët nga Parisi drejt shkretëtirës së Saharasë, por gjithçka ndryshoi në vitin 2009 për motive sigurie.

Top Channel