Partizani mposht azerët, aktivizohen blerjet e reja

13/01/2017 00:00

Partizani vijon përgatitjet e tij në Antalia në prag të rifillimit të Kategorisë Superiore. Skuadra e të kuqve zhvilloi një tjetër sfidë miqësore, këtë radhë ndaj Kabalës duke e mundur këtë të fundit me rezultatin 2-1.

Pas shumë minutash të qeta në pjesën e parë, Kabala gjeti golin e avantazhit me anë të Kvekveskirit. Partizani u kundërpërgjigj menjëherë, duke barazuar shifrat në 1-1 pas 60 sekondash me Ekuban  dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.

Në pjesën e dytë Partizani pati disa mundësi shënimi për të shënuar golin e dytë, ndërkohë që aktivizoi edhe 2 blerjet e reja të tij, Cetkovic dhe Boniface.

Sfida u duk se po shkonte drejt barazimit, kur Jamalov shënoi autogol duke i dhënë mundësinë Partizanit të shënojë fitoren e tij të parë në seritë e ndeshjeve miqësore.

Top Channel