Messi mban në këmbë Barcelonën

12/01/2017 00:00

Është Leo Messi. Gjithmonë është ai shpëtimtari i Barcelonës. Nëse në ndeshjen e kaluar i dha skuadrës së tij 1 pikë ndaj Seviljes me një goditje dënimi fantastike, po me goditje dënimi i jep kualifikimin Barçës për në çerekfinalet e Kupës së Mbretit.

Argjentinasi shënoi golin e tretë dhe të kualifikimit në fitoren 3-1 të “azulgrana”-ve ndaj Athletic Bilbaos, në ndeshjen e luajtur në “Camp Nou”. Takimi i parë kishte përfunduar 2-1 për baskët.

Golat e tjerë për Barcelonën u shënuan nga Luis Suarez dhe Neymar (me 11-metërsh), ndërsa për Bilbaon shënoi Saborit.

Pas ndeshjes, Suarez pati vetëm lëvdata për shokun e tij të skuadrës: “Për gjëra si këto, Messi është më i miri në botë. E tregon çdo ndeshje se është njëshi. Gjithmonë të habit me diçka të bukur”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel