Real Madrid, Zidane: Objektivi ynë, “Tripleta”

11/01/2017 00:00

Zinedine Zidane ka deklaruar se objektivi i Realit të Madridit për këtë vit është “Tripleta”, edhe pse trajneri francez garanton se lojtarët dhe ai vetë mendojnë ndeshje pas ndeshjeje dhe jo për titujt.

“As unë dhe as lojtarët nuk mendojmë për “Tripletën”. Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. E kemi objektiv “Tripletën”, por është ende larg fundi i sezonit”, tha Zidane në lidhje me fitimin e Champions League, kampionatit dhe Kupës së Mbretit.

Kjo deklaratë vjen një ditë përpara ndeshjes që Reali i Madridit do të luajë nesër ndaj Seviljes, e vlefshme për 1/8 e Kupës së Mbretit.

Takimi i parë, i luajtur në “Santiago Bernabeu”, përfundoi 3-0 për “Los Blancos”.

Top Channel