Sulmuesi që “duhet të blini” në janar…është portier!

09/01/2017 00:00

Padyshim që është një nga portierët më të mirë, duke i treguar vlerat e tij me Atletico-n, ndërsa aktualisht me Chelsean, por Thibaut Courtois ka aftësi të shkëlqyera edhe për të shënuar.

Nëse Messi shënoi një gol të mrekullueshëm një natë më parë në portën e Villareal nga goditja e dënimit edhe Courtois ka treguar se ka aftësi për ta realizuar një goditje të tillë.

Gjatë seancës së fundit stërvitore me ekipin londinez, portieri ka ekzekutuar në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi, duke i mahnitur të gjithë. Forca dhe saktësia e goditjes nuk i dhanë asnjë mundësi reagimi portierit të dytë të Chelsea-t për të reaguar.

Top Channel