Të marrësh leksione nga Maradona (Video)

07/01/2017 00:00

Ai tashmë ka shumë kilogramë të tepërt dhe e ka humbur shkathtësinë me të cilën “vallëzonte” në fushat e futbollit, por sërish diçka ka mbetur nga lojtari magjik që dominonte sportin më popullor në planet, dekada më parë.

Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona iu bashkua një iniciative të një shkolle futbolli në Argjentinë, për të ndihmuar disa të rinj në përmirësimin e aftësive teknike.

“Pibe de Oro” iu bashkua stërvitjes së skuadrës Deportivo Riestra, një klub në divizionin e tretë argjentinas, por me ambicie të mëdha për të ardhmen. Maradona instruktoi të rinjtë se si të perfeksiononin goditjet e dënimit dhe të ishin më efikasë në driblimet e tyre.

Top Channel