Shpërthen bombola në lavazh, humb jetën 44-vjeçari

07/01/2017 00:00

Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të shtune, si pasojë e një incidenti në ambjentet e punës.

44-vjeçari me inicialet Y.B ka gjetur vdekjen teksa po punonte në një lavazh në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë.

Si pasojë e shpërthimit të papritur të bombolës së shkumës, personi ka marrë plagë të rënda.

Ai është dërguar nga familjarët e tij për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, një grup hetimor i policisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel