Patos, kryen veprime të turpshme me 13-vjeçaren; arrestohet 43-vjeçari

07/01/2017 11:05

Efektivët e policisë në Komisariatin e Patosit kanë arrestuar në flagrancë një 43-vjeçar i cili ka kryer veprime të turpshme me një të mitur.

Ilirjan Hoxha është vënë në pranga pasi ka hyrë në banesën e një vajze 13-vjeçare dhe ka kryer veprime të turpshme me të.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “vepra të turpshme”.

Top Channel