Gripi, Ministria e Shëndetësisë shtyn sërish nisjen e procesit mësimor

07/01/2017 11:30

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar një tjetër shtyrje të nisjes së procesit mësimor në të gjithë shkollat e vendit, në kuadër të masave për ndalimin e përhapjes së virusit të gripit. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 16 janar. E njëjta gjë vlen edhe për çerdhet e kopshtet.

Ashtu si edhe herën e kaluar, qeveria urdhëron që datat 9-14 janar të jenë ditë pushimi edhe për prindin kujdestar të fëmijëve të mitur.

Instituti i Shëndetit publik raporton për një fluks në rritje të personave të prekur nga virusi i gripit AH3N2.

Javën e fundit përfshirë dhe ditët e para të viti 2017 përllogariten rreth 19 mijë të prekur, por sërish e konsiderojnë një situatë normale gripi. Në poliklinikat e Tiranës numri i vizitave mjekësore të vegjël dhe rritur arin rreth 100 në ditë. Madje është rritur dhe interesi i pacintëve për të bërë vaksinën antigrip, e cila këtë vit ofrohet falas në qendrat shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA