Shfrytëzonte të mitura për prostitucion, pranga 37-vjeçarit

05/01/2017 00:00

Një person është arrestuar këtë të enjte në qytetin e Durrësit, pasi shfrytëzonte për prostitucion vajza të mitura.

Në pranga ka rënë shtetasi Gentian Gaxha, 37 vjeç, i cili shfrytëzonte 3 vajza 17-vjeçare.

Zbardhja e veprimtarisë kriminale të Gaxhës nisi nga hetimet e ndërmarra nga policia për gjetjen e dy motrave, përkatësisht 14 dhe 17 vjeçe nga Durrësi, të deklaruara si të larguara nga shtëpia më 30 dhjetor nga nëna e tyre.

Mes tre të miturave që shfrytëzoheshin ishte dhe njëra nga motrat që kërkohej nga policia. Për të ka nisur procedimi penal.

Top Channel