“La La Land” vjen në Shqipëri

05/01/2017 00:00

Mia, një aktore ambicioze dhe Sebastian, një muzikant xhazi përjetojnë një histori dashurie, në një qytet ëndrrash si Los Angeles, por me rritjen e suksesit të tyre profesional ballafaqohen me vendime që venë në pikëpyetje dashurinë e tyre të brishtë dhe ëndrrat për të cilat ata kanë punuar rrezikojnë t’i mbajnë të ndarë.

Një histori në dukje e thjeshtë ka prodhuar një nga filmat më të suksesshëm nga Damien Chazelle.

“La la Land”nën interpretimin e Emma Stone dhe Ryan Gossling,  i prezantohet publikut të gjerë në botë në janar,dhe ka premierën këtë të enjte edhe në Shqipëri.

I cilësuar nga kritika me një fotografi sharmante, një film perfekt, origjinale në koncept dhe performancë.

Filmi ka çelur Festivalin e Venecias. Dhe është cilësuar si një homazh romantik për filmat klasikë muzikal.  Filmi me plot shtatë nominime Golden Globes, ka fituar shtatë fituar “Chritic’s Choise Awards”, përfshirë këtu dhe fotografinë më të mirë, si dhe është në Top listën e filmave më të mirë për 2016. Shumë i përfolur ditët e fundit të dhjetorit, ky film është konsideruar një domosdoshmëri, për të marrë vitaminën D të munguar në ditët e ftohta.

Nëse do të bini në dashuri me” La La Land” e guximshëm dhe të bukur të Damien Chazelle, kjo do të ndodhë me shikim të parë ka thënë Tod McCarthy, kritik filmi në The Hollywood “Reporter’s”.

Regjisori në 128 minuta film e ka ditur se sit ë realizojë skenat e vallëzimit dhe ato lirike, të kalojë lehtë nga skenat konvencionale në ato muzikore dhe të frymojë jetë të re pa rënë në rrjetën e klishesë.

Top Channel