Durrës, zhduket taksisti; gjendet i mbytur në kanal bashkë me makinën

05/01/2017 00:00

Familjarët e një taksisti në Durrës i janë drejtuar policisë për të denoncuar zhdukjen e njeriut të tyre.

Shtetasi me inicialet F.F, 53 vjeç, drejtues i një mjeti “Benz” me ngjyrë blu dhe me targë “DR 433 A” kishte dalë mbrëmë nga shtëpia për të punuar dhe më pas nuk ishte kthyer.

Menjëherë strukturat përkatëse të policisë janë vënë në kërkim të tij dhe pas disa orësh automjeti i 53-vjeçarit është gjetur i përmbysur në një kanal me ujë në Kavajë me trupin e tij brenda.

Pas hetimeve paraprake, policia ka arritur në përfundimin se bëhet fjalë për një aksident.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel