Burrel, dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje

05/01/2017 00:00

Policia e Matit në bashkëpunim me FNSH-në e Shkodrës kanë organizuar kontrolle në qytetin e Burrelit për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje, që shpërndajnë e trafikojnë lëndë narkotike apo për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Gjatë kontrollit fizik të disa personave janë gjetur një pistoletë tip “TT”, thika dhe doreza e boksit metalike të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Bëhet e ditur se poseduesit e këtyre armëve kanë rënë në pranga dhe tashmë materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

Mësohet se 22-vjeçari Gerson Pasha është arrestuar në një pikë bastesh pasi gjatë kontrollit i është gjetur edhe pistoleta “TT”.

Në të njëjtën njëjtin lokal pike bastesh u arrestua edhe Gazmir Lala 30 vjeç,  cili u kap me thikë  me vete.

Gjithashtu mësohet se është proceduar penalisht në gjendje të lirë 17-vjeçari me inicialet L.L pasi është kapur me një dorezë  boksi metalike.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, për marrjen e masave për rritjen e parametrave të rendit e sigurisë,  në orët  e mbrëmjes në qytetin e Burrelit, efektivat e  Komisariatit të Policisë Mat, në bashkpunim me F.N.Sh Shkodër, mbi bazën e informacioneve të administruara, kanë ushtruar kontrolle në mjedise të ndryshme  të qytetit të Burrelit për kapjen në flagrancë të personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë pa leje, personat që shpërndajnë e trafikojnë lëndë narkotike, për personat e shpallur në kerkim, etj.

Top Channel