Nga dita e enjte, i gjithë vendi do të përfshihet nga moti i ftohtë me reshje bore. Por, gjendja e alarmit, sipas meteorologëve, kulmon ditën e shtunë, kur në vend do të shënohen temperatura të ngjashme me të ftohtin historik të vitit 1985.
“Ditën e shtunë dhe të dielë i gjithë vendi do të goditet nga vala e të ftohtit polar, që do të shkaktojë temperatura shumë të ulta, deri në -20 gradë celsius në veri, -8 deri në -10 gradë celsius në zonat e ulta dhe bregdet”, thotë Rezarta Xhakollari, redaktore moti në Top Channel.
Meteorologët këshillojnë qytetarët të marrin masa gjatë këtyre ditëve të ftohta dhe të lëvizin sa më pak, veçanërisht ata që jetojnë në zonat malore, ku do të shënohet edhe maksimumi i rënies së temperaturave.
Top Channel