22-vjeçari vetëvritet në burgun e Rrogozhinës, mister rrethanat

03/01/2017 00:00

Një 22-vjeçar i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta në burgun e Rrogozhinës. Ai është gjetur i varur në dritaren e tualetit.

Viktima identifikohet nga policia si Estref Halili, 22 vjeç. Ai u gjet i gjallë nga të burgosur të tjerë dhe ndonëse u dërgua në spitalin vendor, nuk mundi të mbijetojë.

Sipas burimeve, i riu Halili ishte transferuar nga burgu i Fierit në atë të Rrogozhinës 8 ditë më parë. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel