Milani gati shkëmbimi Storari-Gabriel, frenohet ardhja e Deulofeu

02/01/2017 00:00

Vijon presioni i Milanit mbi Gerard Deulofeu, në këto momente objektivi numër 1, për të përforcuar sulmin në dispozicion të Montelës.

Everton ka refuzuar tratativat për huazimin e spanjollit në mes të sezonit, kështu kuqezinjtë kanë propozuar blerjen në përfundim të këtij sezoni.

Ndërkohë që duket se është drejt finalizimit shkëmbimi me Kaljarin, Gabriel shkon në Sardenja, ndërsa Storari kthehet në Milanelo.

Top Channel