Mijëra euro të shpenzuar në trëndafila të kuq, por nga kush? Ja si përgjigjet Luana Vjollca: Unë preferoj…
Tahsim Meçe, djalë i dy prindërve shembullorë që e kanë rritur ate dhe 5 fëmijët e tjerë me shumë dashuri dhe ngrohtësi.
Tahsimi perfundoi akademinë e Marinës në Pashaliman të Vlorës. Në vitin 1957 kur kishin nisur diskutimet për të ardhur nëndetëset në Shqipëri lindi nevoja për të dërguar studentë jashtë vendit të cilet do të përgatiteshin për të drejtuar flotën detare. Kështu u përgatit grupi i të rinjve shqiptarë që do të studionin jashtë.
U përzgjodhën 12 persona, midis tyre edhe Tahsimi. Fillimisht ata i filluan studimet në një nga shkollat e qytetit Baku në Azerbajxhan.
Më pas këta të rinj u dërguan në Shën Petërburg, Rusi, ku do të vazhdonin shkollën që kishin nisur. Aty studentët vazhdonin shkollën ushtarake akademike, por gjithashtu zhvillonin edhe një jetë të pasur kulturore.
Në vitin 1960 në Shqipëri mbërritën 12 nëndetëse, 4 prej të cilave ishin me dy ekuipazhe të rinjsh rus dhe shqiptarë. Vitin e dytë të studimeve 12 studentët e përzgjedhur, bashkë me Tahsimin e kryen praktikën në Pashaliman.
Por në këtë periudhë kohore vendi ishte në trazira, pas krisjes në marrëdheniet e vendit tonë me ish- Bashkimin Sovjetik në vitin 1961, këtyre të rinjve të cilëve u ishte thënë se do të përfundonin studimet në këtë vend të largët, tashmë ju tha se duhet të ktheheshin në Shqipëri.
Por mësimet nuk do të ndërpriteshin. Në Vlorë u hap shkolla e parë e Marinës dhe ata mund të vazhdonin praktikat aty ku i kishin lënë. Por nuk ishte e thjeshtë sepse ata do të ishin brezi i parë që duhej të krijonin një akademi të mirëfilltë për flotën detare shqiptare.
Tahsimi që prej asaj dite nuk shkoi më asnjëherë në Shën Peterburg, ajo ishte hera e fundit që ai pa këtë vend që i dhuroi kaq shume histori dhe kujtime të paharrueshme.
Arbana dhe stafi i “Dua të të bëj të lumtur” shkuan vetë në Shën Peterburg ku i sollën në pamje z. Tahsim vendet ku ia ka studiuar dhe ka shijuar rininë e tij.
Top Channel