Diego Costa: Isha pranë largimit nga Chelsea

02/01/2017 00:00

Gjatë merkatos së verës Diego Costa ka qenë shumë pranë largimit nga anglezët e Chelsea.

Ka qenë vetë lojtari që e ka pranuar këtë fakt, duke u shprehur se nuk është penduar për vendimin që mori duke qëndruar tek blutë.

“Isha pranë largimit. Doja të ikja për shkaqe familjare, jo për probleme me klubin. Jam shumë i lumtur këtu, tifozët më duan. Ishte tepër e rëndësishme që drejtuesit më rikonfirmuan mbështetjen që prej fillimit”, ka treguar sulmuesi që ka firmosur me Chelsea deri në fundvitin e 2019-s.

Së fundmi ai ishte kërkuar nga kinezët e Tianjin, që prej vitit të kaluar drejtohen nga ish-mbrojtësi italian, Fabio Cannavaro, por ai refuzoi këtë ofertë duke u shprehur se është shumë i kënaqur në Londër.

Top Channel