Prandelli, ikje surprize nga Valencia
30/12/2016 00:00
Firma me trajnerin Cezare Prandelli muaj më parë u trumbetua me bujë te Valencia si nisja e një cikli të ri që do të rikthente skuadrën e futbollit spanjoll në majat e kontinentit.
Por propaganda e biznesmenit Peter Lim që zotëron klubin, rezultoi një plumb manovër pasi trajneri italian dha dorëheqjen në mënyrë surprizë duke e lënë ekipin në vendin e 17 në La Liga dhe në rrezik rënieje.
Prandelli largohet pa shkëlqim dhe shkak për këtë janë bërë konfliktet me disa futbollistë të skuadrës dhe merkato e munguar.
Trajneri italian prezantoi dorëheqjen te bordi i drejtorëve të klubit pikërisht kur futbolli spanjoll gjendet në mesin e pushimeve. Tani Valencia do të negociojë shkëputjen e kontratës dhe pagesën e tij.
Top Channel